Me mbi 15 vite njohuri dhe përvojë në larjen e enëve dhe bashkëpunimi i ngushtë me partnerin tonë Winterhalter Ghmb na bëjnë ne specialistët e pastërtisë dhe higjienës. Klientë në të gjithë vendin dhe në çdo industri, të madhenj dhe të vegjël. Clean Solution është specialist i larjes së enëve. Ne i dimë kërkesat dhe dëshirat e klientëve tanë. Ne e dimë se çfarë i shqetëson ata. Ne e dimë si është përditshmëria e tyre dhe mënyra se si funksionon biznesi i tyre. Nëpërmjet komunikimit të ngushtë me klientët tanë, ne ofrojmë zgjidhje të përshtatura me saktësi në industri të ndryshme.
Horeca
Klientë të kënaqur. Klientë që rikthehen. Klientë që na rekomandojnë tek të tjerët. Në Clean Solution, ne duam të bëjmë pjesën tonë: me pastërti dhe higjienë të përsosur. Për ta arritur këtë, ne ofrojmë zgjidhje të personalizuar dhe të përshtatura me kërkesat, nevojat dhe dëshirat tuaja individuale. Për gota, pjata, enë gatimi ose pajisje. Për ju dhe për klientet tuaj.
- industria e hotelerisë
- restorant
- birrari
- kafene
- fastfood
Shumë pajisje të ndotura keq me brumra, proteina dhe yndyra. Enët dhe tabakatë e shërbimit të përditshëm, janë diçka që duhet të jetë gati për përdorim përsëri sa më shpejt të jetë e mundur. Shumë furra buke dhe pastiçeri mbështeten tek ne: për zgjidhje të fuqishme larëse enësh për prodhim dhe teknologji kompakte të larjes së enëve për degët.
Furra / pastiçeri
- furrë / pastiçeri
Katering
Sasi të mëdha enësh. Shpejtësi e lartë. Efikasiteti. Dhe sigurisht, pastërtia dhe higjiena perfekte. Këto janë kërkesat e vendosura për teknologjinë e larjes së enëve kur një numër i madh njerëzish duhet të ushqehen në një hapësirë të shkurtër kohe. Si specialistë të larjes së enëve, ne i dimë kërkesat e klientëve tanë në sektorin e kateringut. Ne zhvillojmë zgjidhje për një proces profesional dhe efikas të larjes së enëve.
- institucione arsimore
- restoranti kompanie
- klinika/shtëpia të moshuarve
- katering eventesh

